Kombëtarja U21 mahnit, 6-1 Apolonisë në test

Miqësore në “Elbasan Arena”: Shqipëria U21-Apolonia 6-1 (Tuci (pen) 3′, 36′, Muçi 32′, Qamili 52′, Xhixha 85′, Bullari 88′ / Haxhiu 37′)

Shqipëria U21 dhuron spektakël edhe ndaj skuadrave të Kategorisë Superiore. Përballë formacionit që mundi Austinë dhe Andorrën në pak ditë, sot ishte Apolonia, ndërsa sivjet do të garojë në Kategorinë Superiore.

Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena” e gjykuar nga Jorgji u mbyll me triumfin 6-1 të kuqezinjve të vegjël.

Indrit Tuci shënoi një dygolësh në pjesën e parë, teksa rrjetën e gjeti edhe Ernest Muçi. 3-1 fraksioni i parë, me ekipin fierak që realizoi falë Haxhiut.45 minutat e dyta dhuruan edhe 3 gola të tjerë të kombëtares.

Lirim Qamili, Redon Xhixha dhe Emiliano Bullari kompletuan fitoren tenistike të Shqipërisë U21, që do të luajë me Kosovën (13 tetor) dhe Anglinë (17 tetor) për eliminatoret e Euro 2021, të dyja në transfertë. Teorikisht me mundësi për vendin e dytë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!