Kosova nuk ia del, Bardhi dërgon Maqedoninë e Veriut në finale

Gjysmëfinale në Shkup, Nations League: Maqedoni e Veriut- Kosovë 2-1

Një Kosovë në ditë vendimtare nuk shkëlqen. Play-off-i shkon për vendasit e Maqedonisë së Veriut të cilët falë një loje më të mirë të udhëhequr nga një Enis Bardhi në formë optimale, fiton 2-1 ndaj ‘Dardanëve’ dhe merr të drejtën e finales së Ligës D me Gjeorgjinë në Almati.

Edhe pse vendasit kaluan përpara shpejt pas atij autogoli të Kolollit një supergol nga Hadërgjonaj në të 29′-ën, vendos në ekuilibër sfidën ballkanase të Shkupit.

Por skuadra e Shaland duket se do të ishte e destinuar të vuajë mungesat e Muriqit, Rrahmanit, Rashicës, Vocës e ndonjë tjetri. Maqedonasit me Velkovski pas asistimit të Bardhit shënojnë të dytin brenda fraksionit të parë.

Megjithë përpjekjet e Kosovës për ti dhënë të tjera impulse pjesës së dytë, asgjë nuk vjen sipas pritshërive të teknikut zvicerian. Madje as në kohën shtesë kur Fidan Aliti nga shumë pranë, nuk arrin të depozitojë një top në rrjetë.

Kësisoji, Kosova del nga lufta për një biletë europiane e vitit të ardhëshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!