Kombëtarja/ Dëmtohet Uzuni, lista stiset pafundësisht

Situatë e paparë ndonjëherë me Kombëtaren Kuqezi. Fillimisht ajo që tronditi opinionin sportiv ishte lista e Rejas i cili la jashtë grumbullimit për dy takimet zyrtare me Kazakasitanin dhe Lituaninë, senatorët, ndërsa më pas,u ndeshen probleme të koklavitura me ftesat shtesë, ikje-ardhjet, por dhe dëmtimet gjatë grumbullimit.

Përditësimi i fundit nga FSHF, tregon se Kombëtarja nuk do të ketë fizionominë e një grupi që garanton siguri në rezultate. Dëmtimi i Strakoshës, Mersinajt dhe sidomos ajo e Myrto Uzunit, mbetën faktorë determinantë negativë. Bashkimi me skuadrën i Vrionit, lajmi i mirë i ditës…

Njoftimi i FSHF:

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.

Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!