Pandev: Shansi im i fundit, jetoj për këto 90′

Kapiteni, Goran Pandev mes peripecive për t’ju bashkuar kombëtares së tij thotë në një dalje për mediat se ai dhe të gjithë futbollistët e Maqedonisë së Veriut janë gati të ‘vdesin’ në fushë vetëm e vetëm që të kalojnë Kosovën e më pas të fitojnë finalen për të luajtur fazën finale të ‘Euro 2020’ që zhvillohen në verë 2021.

Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë ta veshësh këtë fanellë, është shumë ndryshe nga ndeshjet që luajmë me klubet e tona. E dimë se çfarë kjo ndeshje na sjellë kjo. Kemi përvojë të mjaftueshme dhe jemi gati për çdo gjë që na pret”.

Karriera?

Për mua kjo është mundësia e fundit për të luajtur në një kompeticion të madh, kështu që dëshira për të fituar është shumë e madhe. Thjesht jetoj për këto 90 minuta”.

Mesazhi për fansat: “E di që të gjithë jemi gati të vdesim në fushë për t’i bërë të lumtur njerëzit tanë në këto çaste të vështira”, deklaroi 37 vjeçari i Xhenovas në Seria A, Goran Pandev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!