Shaland: Koha për të marrë atë që duam…

Pas homologut të Maqedonisë së Veriut, Angelovski, radha e Bernard Shaland për të folur para mediave. I shoqëruar nga sulmuesi Atdhe Nuhiu, trajneri i Kosovës ka folur rreth prag sfides me vendasit e Maqedonisë së Veriut.

Nesër, me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Play-Off të Ligës së Kombeve, Dardanët do duhet të shkruajnë historinë. Paçka se në radhët e tyre ka mungesa titullarësh. Shaland beson…

Shaland:

“ Jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor”.

Si trajner, je profesionist dhe nëse sheh vështirësi, atëherë duhet të ndërrosh punën me përgjegjësi, unë e kam të qartë me çfarë përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”.

Më mirë pa disa lojtarë, por me Maqedoninë pa tifozë në tribuna?

 Me gjithë lojtarët e mi ose pa ata, kjo nuk është një pyetje e mirë. Dua të luaj me tifozë, për mua tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Por duhet ta pranojmë këtë situatë, dhe është e qartë se unë i dua të gjithë futbollistët e mi, por kjo është situata, duhet ta pranojmë.

Mungesa e Rrahmanit? 

Unë mund ta shpjegoj se çfarë ka ndodhur por jo edhe ta kuptoj edhe aq mirë pse ka ndodhur kështu. Po jetojmë në një kohë të vështirë me virusin e COVID-19 dhe disa gjëra janë dukshëm më të vështirësuara sesa që janë në kushte normale.

Kemi bërë maksimumin duke provuar nëpërmjet UEFA, nëpërmjet FIFA-s, nëpërmjet federatës italiane, nëpërmjet regjionit të Napolit, pra në çdo formë kemi provuar që Amirin ta kemi me ne këtu, por kjo nuk ka qenë e mundur, dhe për ne ka qenë e pakuptueshme, siç është e pakuptueshme, se nga i njëjti shtet, nga një klub që ka shumë raste pozitive, dikush të mund të jetë pjesë e ekipit ( e ka fjalën për kapitenin e kundërshtarvë Pandev të Xhenovas: redaktori).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!