Duro: Feronikeli do ngjitet në majë

U zyrtarizua sot por Klodian Duro di të shfaqet optimist edhe në kushtet kur i duhet kohë për të parë kontigjentin dhe gjendjën e futbollistëve të Feronikelit.

Për klubin e ri ai ka thënë:

Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot në Drenas. Nuk mund t’i thosha jo ofertës së presidentin Naser Ramaj dhe e falënderoj për besimin e madh që ka tek unë. Jemi gjendur mirë bashkë me pjesëtarët tjerë të Feronikelit dhe po ndihem si në shtëpinë time. Uroj që gjithë së bashkë të bëjmë më të mirën pasi jam në një nga klubet më të mëdha në Kosovë që ka fituar gjithëçka dhe gjithmonë synon majat e futbollit.

Kemi një grup të mirë të futbollistëve dhe kam besim që do ta rikthejmë Feronikelin aty ku e meriton. E falënderoj trajnerin Afrim Tovërlani për punën që ka bërë tek Feronikeli dhe jam i mendimit që gjithë bashkë tu ktheheni sa më shpejt të rezultate pozitive dhe në fund të renditemi në majat e pse jo të fitojmë gjithçka që fitohet këtë sezon”, ka thënë Duro për klubit e Feronikelit.

Sakaq edhe zëvendës presidenti i klubit të Feronikelit, Ragip Veseli gjatë prezantimit të teknikut të ri nuk ka hezituar teksa ka uruar Duron për arritje me klubin nga Drenasi.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!