Luiza Gega fluturon edhe në Shkup

Luzia Gega vazhdon të mbajë gjallë atletikën Shqiptare. Sportistja sfidon konkurentët jo vetëm në vrapime të mesme e të gjata por dhe në Maratonë.

Rikthehet Maratona “Vizer” në Shkup dhe në garën numër 16-të, atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione e garës duke treguar se numri ‘një’ e Shqipërisë për Femra, vijon të ruajë parametrat e lartë në këtë sport.

Sakaq në Kategoritë e meshkujve fitues u shpall ukrainasi Serhi Shevçenko.

Një aktivitet i cili edhe pse pati mungesë të pjesëmarrësëve nga Afrika dhe vende që janë larg gjeografikisht me Maqedoninë e Veriut, i la të kënaqur organizatorët. Pandemia globale vijon të privojë kudo, edhe në sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!