Liverpuli turpërohet në Birmingam, ngec dhe Barça

Fitore historike e Aston Vilës ndaj Liverpul 7-2.

Lion- Marsejë gjykohet nga gjyqtarja Frapart. Sevilja ndal Barçen.

Aston Vila ndjek skuadrat që turpërojë rivalet në fushë gjatë këtij starti futbollistik në Europë (pak orë më parë Junajtid- Totenhem 1-6).

Ishte radha e kampionëve të Premier League, Liverpulit që të pësonin plot 7 gola. Birmingami dhe stadiumi ‘Villa Park’, pritet të qëndrojnë për shumë kohë në makthin më të madh të përjetuar ndonjëherë nga Reds. 7-2 e paimagjinueshme…

Pas dy fitoreve radhazi Barcelona e re me Koeman në krye të stolit, ndalet në ‘Kamp Nou’. Ishte pikërisht fituesja e Europa League e edicionit të shkuar Sevilja e Lopetegeut që frenon në 1-1 blaugranët. Luk de Jong kaloi përpara andaluzianët e Seviljes në të 8-ën përpara dhe fill pas dy minutave në të 10-ën, Filipe Kutinjo barazoi në 1-1.

Ndërkaq, në Ligë 1, mbrëmja ofroi klasiken franceze Lion- Marsejë. Skuadra mike e teknikut Vias Boash, u detyrua të luajë pa Dimitri Pajet i cili që në të 19-ën, doli me karton të kuq. Vetëm tri minuta më herët veterani kishte shënuar golin e marsejezëve.

Risi absolute treshja gjykuese. Ajo i takoi gjyqtarës femer 36 vjeçares Stefani Frapart e cila është bërë e njohur edicionet e kaluara në Francë por dhe në Europë. Në fund megjithë rastet e shumta të Lionit,takimi u mbyll 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!