Domgjoni shkakton penallti, Menemenspor mbetet në fund

David Domgjoni shkakton një penallti amatore ndërsa Balikesirspor- Menemenspor ishte drejt fundit në Ligën e Dytë turke sot.

Ngjau në minutën e 78 teksa ish- mbrojtësi i Kastriotit e Laçit, i pozicionuar në zonë nga e djathta, ndëryri pa përgjegjësi dhe gjyqëtari akordoi penallti.

Përpara Selmanit, u vendos për herë të dytë Antonio Mrsiç pasi edhe në të 14-tën vendasit shënuan me penallti.

Por avantazhi i Balikesirpor mund të bëhëj ‘nul’ nëse Çalish do realizonte penalltinë e minutës së 97-të për Menemenspor. Përfundimisht 2-1 për vendasit. Menemenspor pas 4 takimëve renditet në vend të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!