Ndalet Shkëndija, Shkupi ndjek

Shkëndija e Tetovës e drejtuar nga Ernest Gjoka, në takimin e sotëm me Sileksin, për javën e 8-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.

Edhe pse për shumë minuta Shkëndija luajti me një futbollist më shumë në të dytën (Kotoski, u ndëshkua me karton të kuq), sërish kuqezinjtë tetovarë nuk ia dolën të bëjnë fitore.

Ndërkaq, skuadra tjetër shqiptare Shkupi, fitoi 3-0 ndaj Borec. Struga Trim&Lum u mund 2-0 nga Makedonija GP, Renova barazoi 1-1 në fushën e Belasicas dhe Rabotnicki – Akademija Pandec u mbyll 0-0. Nesër luhet ndeshja e fundit e javës së 8-të, Pelister – Vardar Shkup.

Klasifikimi pas 8 javëve i përket Shkëndijës me 18 pikë. Ndjekin Shkupi dhe Makedonia GP me nga 16.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!