Seria A, La Liga dhe Bundesliga…

Roma me Kumbullën në formacion fiton tri pikë në Udine me vendasit. Një gol nga Pedro nga jashtë zone me topin që plaset në shtyllë dhe hyn brenda për 0-1 final. Ndeshja tjetër ne Seria A, Sasuolo-Krotone përfundoi 4-1 për vendasit që kryesojnë kampionatin italian me 7 pikë në tri takime. Xhenova- Torino anulluar për Covod-19.

La Liga, Atletiko Madrid futet në ngërç rezultati pasi edhe sot barazon pa gola me Vijarreal. Valencia u mund në ‘Mestaja’ nga Betis 0-2 ndërsa Vajadolid- Eibar përfundoi 1-2. Barazim pa gola edhe te dy skuadrat debutuese Elce- Hueska.

Bundesliga ecën me surpriza. Eintraht kryeson Bundesligën pasi edhe sot fitoi 2-1 ndaj Hofenheim. Dortmund i bën 4 gola Frajburgut të Abrashit ndërsa po 4 gola shënon edhe Lajpcig, Shalkes që vijon të zhgënjejë edhe pas ndërrimit të stafit teknik. Këlni u mund 1-3 nga Gladbahu kurse Shtutgart- Leverkusen barazuan 1-1. Verder përparon me një gol ndaj Arminia Bielefeld.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!