Superkupa: Bajerni tenton trofeun e 5-të sezonal

Superkupa e Gjermanisë sot në 20:30 në ‘Allianz Arena’ përplas dy gjigandët e Bundesligës.

Një finale prestigji sot në ‘Allianz Arena’ të Mynihut. Në program duke nisur nga ora 20:30, Superkupa e Gjermanisë mes Bajernit të Mynihut dhe Borusia Dortmund si fituese e Kupës.

Në Berlin gjatë gushtit të vitit të kaluar, Dortmund kaloi pikërisht kampionët e europës në shifrat 2-0. Sot do të jetë histori tjetër. Së paku nga ajo çfarë kanë ofruar dy klubet gjigande të Gjermanisë muajt e fundit.

Dukshëm favorite skuadra e Hansi Flik e cila edhe pse zhgenjeu në Bundesligë tri ditë më parë me Hofenheim (humbi 4-1) pritet të synojë fort trofeun e 5 sezonal.

Aq më tepër që dueli luhet në Mynih dhe se te të verdhët e teknikut Favre, ka disa mungesa si Sanço, T. Hazard, Zagadou. Vendasit janë të plotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!