Tirana fluturon drejt Bernës

Mengjesin e sotëm me një fluturim ‘charter’ përmes linjës ajrore të “Air Albania”, i gjithë delegacioni i Tiranës është nisur drejt Zvicrës.

Në program ndeshja ‘Play-off’ në Bernë me vendasit e Jang Bojs. Kampionët e Shqipërisë sikundër homologët e tyre helvetë,u eleminuan më herët nga Championsi përkatësisht nga Cverna Zvezda dhe Midtjyland ndërsa nesër do luajnë me një duel të vetëm fatet e grupëve në EL (Europa League).

Te bardheblutë situata duket optimiste dhe stafi teknik i ka të gjithë në dispozicion. Tekniku Egbo tha dje se Tirana ka shanse 50 me 50, duke nxitur të tijtë të besojnë te mrekullia.

Ndeshja Jang Bojs- Tirana në program nesër duke nisur nga ora 20:30.

Klubi bardheblu, zbardh axhenden e nisjes në rrjete:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!