Çlirohen te Napoli, të gjithë negativë

sportiim2

Pas analizave të para i gjithë Napoli rezulton negativ.

Tamponët për Koronavirus të kryer dje në grupin e ekipit Napolit janë të gjitha negative. Kjo u komunikua nga vetë klubi napolitan, i cili njoftoi se “tamponët e radhës do të kryhen nesër pasdite në qendrën e trajnimit”.

Situata te ekipi i Hysajt dhe Rrahmanit u bë alarmante pasi te Xhenova me të cilën luajti të dielën për Seria A, u pikasën 14 raste pozitivë (10 lojtarë dhe 4 anëtarë të stafit teknik-mjekësor).

Frikë se lojtarët kuqeblu mund të kenë infektuar edhe ata të Napolit gjatë ndeshjes, u shndërrua në alarm real por sot analizat e para janë në favor të skuadrës napolitane.

Askush nuk ka dalë pozitiv. Duke i shtuar edhe shërimin e presidentit De Laurentis teksa ishte prej javësh nën kontrollin mjeksor pas infeksionit, përballja e radhës me Juven në Torino, pritet të jetë një betejë e vertetë sportive.

?>