Paradoksi/ Kukësi largoi titullarët por klubi beson te…titulli

Situatës absurde të largimit të thuajse gjithë futbollistëve titullarë te Kukësi, i paraprin vetë klubi verilindor me një deklaratë optimiste. Në të thuhet se Kukësi i ka larguar me vetëdije lojtarët dhe përjashto Et’hemin dhe Musollin të cilët prishën njëanshmërisht kontratën, të tjerët janë nismë e klubit.

Sidoqoftë në prag të sezonit të ri me apo pahir, Kukësi i lavdishëm i 7 vitëve të fundit nuk ekziston. Madje kur sheh se afati për të bërë merkato përfundon në 2 tetor, duket se heq paralele me skuadrat në shpërbërje…

Ndërkaq nëse klubi ka qënë korrekt me njoftimet për lëvizjet e fundit, trajneri Skënder Gega ende nuk ka komentuar largimet e shumëta të grupit që po stërvit prej dy muajsh.

Deklarata e Klubit:
Klubi i Kukësit ju bën me dije se merkatoja e skuadrës është menduar mirë nga stafi dhe nuk ka vend as për panik dhe as për frikë. Të gjithë futbollistët e larguar deri më tani, janë larguar me mirëkuptimin e klubit dhe janë zëvendësuar me futbollistë të tjerë, cilësorë dhe me kualitet. Besar Musolli dhe Valon Et’hemi janë futbollistët e vetëm që nuk kanë respektuar kontratën duke e prishur në mënyrë të njëanshme, pa diskutuar me klubin.

Të gjithë futbollistët e afruar në këtë merkato vere, janë studiuar mirë nga stafi para se të afrohen dhe klubi kërkon vetëm durim nga tifozët dhe opinioni. Ju sigurojmë se shumë shpejt do të shihni ekipin e ri, më të fortë dhe më kualitativ seç ishte! Puna po bëhet e madhe për të rikthyer titullin kampion në Kukës dhe me punë e besim, do t’ia dalim ta rikthejmë. Forca Kukësi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!