Muriqi negativ, pritet përgjigja e dytë

Bëri lajm kur nënshkroi pak javë më parë me ekipin e Lacios në Itali. 26 vjeçari nga Prizreni Vedat Muriqi, ndër sulmuesit më tipikë të futbollit shqiptar mori shpejt vemendje ndërkombëtare pasi fill pas kontartës 5 vjeçare me bardhekaltërit romakë, u pikas nga Koronavirusi.

Pas izolimit,disa ditor duket se Vedat Muriqi ia ka hedhur pasi raportimet e fundit pranë tij shprehen se ka dalë negativ në testin COVID-19.

Sulmuesi i Lacios në Seria A është duke pritur rezultatin e provës së dytë, dhe nëse ai përsëri do të rezultojë negativ, nesër do të fluturojë për në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!