Liverpul me të njëjtën ‘lëkurë’, 3-1 Arsenalit

Sot,Premier League: Liverpul-Arsenal 3-1, Fulham- Aston Vila 0-3

Kur bëhët fjalë për Premier Ligën, Liverpul tregon ‘dhëmbët’ në çdo kohë. Kampionët në fuqi edhe në përballjen numër 3 të edicionit të ri, nxjerrin jashtë ‘loje’ Arsenalin e Mikel Artetës që në mbyllje të sezoni të kaluar i dha dy trofe topçinjëve në pak javë.

Në ‘Anfield’ , ndeshja nis me vrullin e Reds por Lakazet për miqtë shënon në të parin rast duke kaluar përpara londinëzët. Reagimi vjen rrufe me Liverpul që barazon me Sane pas një aksioni model të Sahal nga e djathta.

Në pjesën e parë vjen edhe goli i dytë për Liverpulin me njerium më të besuar të Klop, Robertson. Skocezi ndjek nga prapavija dhe depoziton një top të thjeshtë në rrjetë.

E dyta është e gjitha një kopje e së parës me vendasit kërkues. Mungojnë vetëm golat e shumtë pasi Liverpul shënon vetëm njëherë në këtë fraksion me portugezin debutues Diogo Jota për 3-1 final. I vetmi shqiptar në fushë Granit Xhaka për Arsenalin.

Në takimin tjetër të ditës, Aston Vila mund në transfertë Fulhamin 0-3 duke figuruar skuadër me pikë të plota në dy takime të luajtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!