Karius mbërrin në…Berlin

Marrëveshje e re huazimi për portierin jo fort të pëlqyer te Liverpuli, Loris Karius. Klubi kampion në fuqi i Premier League, i ka gjetur sërish vendin njërit prej futbollistëve që e ka ‘barrë’ në organikë.

Pasi i hoqi Liverpulit një ‘titull’ kampion europe me dy gafa në finale me Realin (gabimet ndaj Benzemasë dhe Garet Bejl, ishin vendimtare në triumfin e madrilenëve në maj 2018), Karius ingranohet me klubin gjerman që militon në Bundesligë.

Megjithatë, Karius pasi u bë pjesë e Beshiktashit për dy edicione në Turqi, kthehet përkohësisht në atdheun e tij te Union Berlin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!