Ikën Gavazaj, po Gega?

Ishte harruar se Enis Gavazaj kishte mbetur te Kukësi. Pa shumë shkëlqim në kohën e Shpëtim Duros, disi më ndryshe me Orges Shehin, ndërsa mori më shumë minuta dhe tani me Skënder Gegën do duhet të pranojë largimin.

Mesfushori-sulmues edhe pse kishte një kontratë që përfundonte në verën e ardhshme, pas një takimi të përshpejtuar me drejtuesit e klubit, është arritur në përfundimin e bashkëpunimit me konsensus.

‘Skuadra’ e larguar: Musolli, Et’hemi, Shkurtaj, Abazaj, Rroca, Telushi, Obanor, Musta dhe së fundi Gavazaj. Po radha e trajnerit Gega?

Klubi ka njoftuar lëvizjen e fundit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!