Goditja e madhe e Laçit, vjen Emiljano Musta

Kurbinasit kryejnë goditje cilësore në merakton që mbyllet në 2 tetor.

Goditja tjetër e madhe e ditës në merkato vjen te Laçi. Emiljano Musta i bashkohet bardhezinjëve për edicionin e ri futbollistik 2020/21. Një lëvizje e mirëmenduar e Laskës që me gjasë i ka vënë në dispozicion stafit teknik, grupin për të synuar titullin kampion.

Kukësi e njoftoi paradite largimin e 28 vjeçarit shtatlartë por ‘kazani’ ka valuar që mbrëmë kur palët kishin mbyllur.

Kërkesa e kurbinasëve për një lojtarë në atë pozicion ka qenë e hershme dhe një futbollist me aq cilësi si Musta, nuk mund të evitohej nga Laçi që insiston të qëndrojë në pararojë të elitës së futbollit Shqiptar.,

Ishte drejtori sportiv i bardhezinjëve Naim Halili ai që konfirmoi lajmin për ‘Spoti im’ “Po kemi gjetun akordin me Mustën. Ishte një operacion blic dhe lojtari në vijim është yni”- tha shkurt Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!