Vllaznia test pozitiv me Kukësin

Miqësore në Tiranë: Kukësi- Vllaznia 1-1

Boshnjaku Haris Dilaver, një prej prurjeve të fundit te Vllaznia, shënoi i pari në testin e luajtur sot në ‘Fotball Republic’ mes Kukësit dhe Vllaznisë përfunduar 1-1.

Në kahun tjetër kapiteni i ri i verilindorëve Vesel Limaj ka barazuar me një penallti gjatë pjesës së dytë.

Të dy teknikët Gega e Brdariç, hodhën në fushë thuajse të gjithë lojtarët që paten në dispozicion. Vllaznia duket sikur ka gjetur ingranazhet e duhura jo vetëm në drejtim por dhe në kualitete dhe kuqeblutë tashmë janë gati.

Ndryshe qëndron puna te ekipi i Gegës. Largime pafund në dëm të cilësisë. Bruno Telushi ishte i fundit që u largua sot nga Kukësi.

Ndërkaq merkato sipas njoftimit të FSHF-së mbyllet në 2 tetor. Nis apo jo jo kampionati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!