Koeman tenton të ‘holandizojë’ Barçën

Revolucioni sapo ka nisur. Te shtëpia e Barcelonës përpos faktit të largimëve të disa futbollistëve, ardhja e Koeman në pankinë, shihet si pistë ideale për të afruar te Barcelona lojtarë holandezë.

Në radhë sulmuesi 26 vjeçar i Lionit. Ndërsa Luis Suarez është bashkuar me Atletiko Madrid, Barcelona thuhet se po konsideron Memphis Depay për ta zëvendësuar. I vlerësuar nga Ronald Koeman, sulmuesi i Lionit duket në ‘pole’ për t’u bashkuar me blaugranët e holandezit Koeman.

Do të largohet, nuk do të largohet? E ardhmja e Memphis Depay te Lion, gjithnjë e më e pasigurt. Barcelona pas turpërimit që i bëri Bajern 8-2 në gjysmëfinale të Champions League hoqi Ivan Rakitic (Sevilja), Nelson Semedo (Volves) dhe Luis Suarez (Atletiko Madrid).

Për të kompensuar largimin e ish-numrit të tij 9, Barça tashmë ka identifikuar disa profile, përfshirë Memphis Depay. Në fund të kontratës së tij në qershor 2021 me OL, sulmuesi holandez, me një holandez në timonin katalanas, do të ishte super preferencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!