Morbideli i pari në Katalunjë

MotoGP vijon të ecë mes të panjourave të shumëta. Jo vetëm në garat zyrtare por dhe në prova zyrtare.

Pas dy garave në San Marino me fitues Franko Morbidelin në pisten e Mizanos dhe të Maverik Vinjales në të Emiljo Romanja, nesër Çmimi i madh i Barcelonës.

Në prova zyrtare sot është sërish italiani Morbideli i Jamaha-s i cili do jetë i pari në start. Pas tij shoku i skuadrës francezi Fabio Kuartararo ndërsa në mënyrë surprizë i treti renditet Valentino Rosi. Doktori pasi firmosi sot
Jamaha Petronas, kapi vendin e tretë të nisjes zyrtare nesër.

Kampionati kryesohet nga Doviciozo me 84 pikë i ndjekur nga Kuartararo e Vijales me 83.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!