Nezihat Stërmasi (Petrela) sot 100 vjeç

Bashkëshortja e Selman Stërmasit, Nezihat Stermasi (Petrela) sot mbshi 100 vjeç. E shoqja e legjendës së Tiranës dhe e futollit shqiptar, sot në përvjetorin e saj me tri shifra mori urime të shumta nga miq, të afërm, dhe dashamirës të futbollit, politikanë. Mes tyre edhe presidenti i Republikës z. Ilir Meta..

Nezihat, gëzon shëndet të plotë. Nuk ka ndryshe. Simbolet e Tiranës, dhe zhvillimet rreth 25 herë kampionëve të vendit, mbeten frymëzim për bashkëshorten e ish- futbollistit Stërmasi emrin e të cilit mban impainti i skuadrës bardheblu në kryeqytet.

Ndërkaq, mes mesazheve të shumta, kreu i FSHF-së, Armand Duka, i përcolli këtë mesazh:

“E nderuara zonja Nezihat!”

“Ju uroj për ditëlindjen tuaj të 100-të. Në këtë çast të gëzueshëm, më lejoni të vlerësoj pasionin që ju, bashkëshorti juaj Selmani dhe familja Stërmasi, keni treguar gjatë gjithë jetës tuaj shekullore, për futbollin”.

Ditët në vazhdim, qofshin sa më të lumtura për Ju dhe të afërmit tuaj. Edhe njëherë, gëzuar ditëlindjen!” – shkroi Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!