Mojes me COVID-19, shijon 5-1 nga shtëpia

Uest Ham shpartalloi pak minuta më parë në turin e tretë të Kupës së Ligës Hall Sitin 5-1 por para këtij takimi, trajneri David Mojes, së bashku me lojtarët Isa Diop dhe Xhosh Kullën, rezultuan pozitiv.

Një lajm aspak inkurajues në kampin e londinezëve të cilët edhe pse sot fituan, janë mes kritikave për rezultate negative në Premier League (dy humbje në po kaq takime).

Ndërkaq të tre të prekurit nga COVID-19 u larguan nga impianti i futbollit pak para startit të sfidës për tu izoluar në banesë.

Mojes dhe dy futbollistët janë asimptomatike dhe sipas rregullores shëndetësore në Angli, ata do qëndrojnë mbyllur për 10 ditë. Për t’ja lënë vendin tamponit të radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!