Ndreu i beson instiktëve të Plakut

 Sebino Plaku gjithnjë është vlerësuar nga Ramazan Ndreu. Trajneri krutan ka arritur të hedhë në treg disa futbollistë që në zhargonin e ditës konsiderohen lojtarë të ‘zbuluar’ nga ustallarët.

Në këtë aspekt Ndreu ka disa. Përpos Plakut që e ka pëlqyer që në 2005 kur sulmuesi debutonte për Laçin në Superiore edhe Asion Daja, Olsi Teqja, Gerhard Progni, Olsi Gocaj, Renato Kalari, Erald Turdiu, Enkel Alikaj, Elton Muçollari janë disa nga futbollistët që Ramazan Ndreu i ka patur “pikë të dobët” në angazhimet me krutanët.

Sot duket që tekniku, ende i beson eksperiencës së Sebino Plakut, aktualisht 35 vjeç. Te Laçi (sulmuesi e fsheh aktivizimin te kurbinasit në shkurt-mars 2005 pasi skuadra ishte në sezonin më të dështuar në histori: redaktori), Dinamo,Tirana, Partizani, Skënderbeu, Flamurtari, Kamza por dhe te vetë Kastrioti gjatë sezonit 2011-2012,skuadrat e sulmuesit.

Sezonin e fundit, 35-vjeçari ka luajtur në Ipko me Llapin dhe Gjilanin. Klubi Kastrioti, pritet ta zyrtarizojë numrin ‘9’-të ditën e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!