Muriqi preket nga COVID-19

Vedat Muriqi pozitiv. Sipas asaj që TMW raporton pas një hulumtimi të gjërë,del se sulmuesi që sapo ka mbërritur në Lacio nga Fenerbahçe është infektuar me COVID-19.
Muriqi u prezantua javën e kaluar te Lacio e Igli Tares dhe fill pas prezantimit, lojtari 26 vjeçar nga Prizreni u kthye në Turqi për disa probleme personale. I pyetur për këtë lëvizje sulmuesi para mediave turke shpjegoi:
“Atje më pritën shumë mirë. Jam i lumtur dhe shpresoj që të bëj sa më mirë atje. U ktheva në Turqi për shkak të disa procedurave, nuk është se ka ndonjë telash. Do të kthehem përsëri në Itali pas dy-tre ditësh.”
Mirpo këto këto lëvizje në pak ditë, Turqi- Kosovë- Itali- Turqi dhe sërish Itali, duket se kanë ndikuar që lojtari më i ri i Lacios në Seria A, të preket nga infeksioni.