Ibra dy gola për tri pikët e Milanit
Ibra dy gola për tri pikët e Milanit
Seria A: Milan-Bolonja 2-0
Milan nis mbarë kampionatin e Seria A. Në ‘San Siro’ skuadra e Piloit fitoi 2-0 me Bolonjën e Mihajloviç e cila u ndëshkua nga Zlatan Ibrahimoviç me nga një gol në secilën pjesë.
Golin e parë ai e shënoi në pjesën e parë, në minutën 35’, ndërsa për 2-0 që jep siguri, dhe rezultatin përfundimtar të takimit, Ibrahimovic e shënoi në minutën e 50’ me penallti.
Në këtë mbrëmje, Stefano Pioli ia dha mundësinë ardhjeve të reja, debutuan në pjesën e dytë Brahim Diaz nga Reali dhe Tonali nga Breshia.
