Libohova: Takim i frytshëm, por….

Liga Profesioniste e Futbollit, u mblodh sot në stadiumin “Air Albania”. Në këtë mbledhje me apo pa ftesë u paraqit edhe i deleguari i qeverisë për problemet e fundit që ka ngritur Liga z Fidel Ylli.i

Fidel Ylli u shpreh koherent sikurse gjithë këto ditë në shtupin e shkruar e viziv kur tha se katër pikat janë në rrugën e zgjidhjes.

Ndryshe u shfaq presidenti i Ligës së Kategorisë Superiore, Edvin Libohova. Pas takimit, deklaroi se bojkoti do të vazhdojë, por përshëndet nismën e qeverisë për të plotësuar 4 kërkesat që janë parashtruar me një letër të hapur në qeveri.

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne.

Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“, Libohova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!