Gjoka i qartë, Shkëndija ‘lokomotiva’ e Maqedonisë…

Shkëndija e Ernest Gjokës e ka marrë seriozisht këtë start të edicinoit të ri. Jo vetëm në Europë teksa pas eleminoi Sumqait dhe Botoshanin do përballet me Totenhemin në Shkup por dhe në kampionat teksa pasi fitores me Akademia Pandev 2-1 kryeson e vetme ‘Përva Liga’-n.

Pas takimit, për klubin, tiranasi 50 vjeçar ka deklaruar:

Fitore e vështirë?

Bëjmë diferencën me dy gola, pastaj bëjmë një gabim dhe detyrohemi përfundimin e ndeshjes 13-14 minuta t’i kalojmë nën stres. Normal asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe duhet patjetër të jemi të kujdesshëm, por mendoj që futbollistët janë duke dhënë maksimumin, janë duke bërë shumë mirë dhe këto janë fitore të tyre.

Nuk është kollaj që të vraposht të enjten me maksimumin e mundësive, të vraposht të dielën në maksimumin, e shihni që po bëj edhe pak rotacion  për t’i ruajtur futbollistët. Gjithsesi shumë e rëndësishme është të mbajmë këtë ritëm dhe të ecim përpara.”

Fitore e vuajtur poe e mban Shkëndjën në krye, nis shkëputja…

“Unë pretendoj dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Jemi në një ritëm pozitiv dhe fitoret gjithmonë të mbajnë në ritëm, por që duhet të kujdesshëm sepse kampionati është shumë i vështirë, çdo ndeshje është e vëshitrë dhe sidomos kundër neve çdokush jep maksumin e tij. Sigurisht se neve na duhet fitorja që të mbajmë këtë ritëm dhe të ikim përpara. Të jemi të kujdesshëm, të qetë.

Të mbështesim njëri tjetrin që nga tifozi e deri lartë te kryesia, sepse kjo punë që bëjmë ne do shumë durim. Dhe për mua durimi është virtyt, ato që e kuptojnë këtë punë dhe i japin durimin skuadrës sepse kjo punë nuk është një apo dy javë. Flasim për një vit kalenderik dhe në këto momente mund të kemi momente të mira dhe të këqia. Kampionati sapo ka filluar dhe është shumë i gjatë. Duhet mbështetje dhe të jemi gjithë bashkë për të ecur përpara.”

Murinjo dhe Totenhemi në Shkup ?

“Absolutisht unë e di që kam një grup futbollistës profesionistë që e kuptojnë rëndësinë e ligës euopiane por kuptojnë edhe rëndësinë e kampionatit.Kampionati është ai që na dërgon vitin tjetër lart, në ligën e kampionëve. Në mënyrë që të mos na bien kështu gjigandësh përpara që na vendosin në stres por na japin dhe kënaqësi.”

Përgatitjet për Totenhemin?

“Të kalojmë këtë fundjavë dhe nga e marta të nisim të përgatisim atë ndeshje. Një ndeshje vitrinë jo vetëm për ne si Shkëndjë por besoj se do kënaqet e gjithë Maqedonia pasi Shkëndija është lokomotiva e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe ardhja e Totenhemit këtu, nderon gjithë futbollin maqedonas.” (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!