Nis kampionati por mungon ‘topi’

E veçanta e ditës së sotme do të jetë angazhimi skuadrave të Kategorisë Superiore për të demostruar pakënaqësinë ndaj qeverisë shqiptare.

Prej javësh vijon ngërçi ‘Futboll-Qeveri’ dhe në thelb mbetën 4 kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit dërguar në tavolinën e qeverisë Rama.

Letra e hapur e Armand Dukës dje, në adresë të kryeministrit Edi Rama me kërkesën publike për ti dhënë zgjidhje problemëve ligjore të futbollit, pasohet sot nga lëvizja e radhës.

Skuadrat e Superiores ndonëse do të prezantohen kryesisht me elementë të moshave (sidomos skuadrat udhëtuese), do dëgjojnë kërkesat e Liges Profesioniste të Futbollit e me pas do largohen nga fusha.

Kalendari i Kategorisë Superiore për edicionin 2020-21, ishte planifikuar të luante javën e parë në 12 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!