Nis puna për Partizanin futboll për femra

Sipas projektit të FSHF-së klubet do kenë edhe ekip femrash në futboll. Kështu Partizani ka nisur punën për të konfiguruar skuadrën e re me ngjyrat e kuqe të vajzave.
Klubi në vështirësi për të gjetur elemtin e duhur, ka dalë sot me një ftesë ku njofon të gjitha sportiset e inteersuara të marrin kontak me klubin.
“FK Partizani njofton se ka nisur organizimin për krijimin e ekipit të femrave për sezonin e ri 2020-2021. Ekipi do të debutojë në Kategorinë Superiore të FSHF-së dhe do të ketë përkushtimin maksimal të drejtuesve për të qenë në elitë, objektiv i cili është primar për të gjitha ekipet anëtare të klubit.
FK Partizani fton të gjitha vajzat e moshës mbi 15 vjeç dhe që kanë patur eksperienca të mëparshme në ekipe, të na kontaktojnë”, shkruhet në njoftimin e klubit në rrjete.
Zhvillimi i futbollit të femrave është një sfidë me vete dhe FIFA po i mbështetet federatat në aspektin financiar. Aty ku dhe FSHF, ka firmosur për fonde në hyrje për të mbyshtetur këtë sport.
