Jonuzi me kushte te Vllaznia, Santos…

Vllaznia:

Fjoart Jonuzi, mesfushori kuksian ka lënë Gjilanin dhe i është bashkuar Vllaznisë. 24 vjeçari i cili u ‘njoh’ te Laçi gjatë sezonëve 2016-19, shquhet për rolin e tij ‘shkatërrues’ para mbrojtjes por shpesh herë ka treguar se di të godasë me forcë drejt kuadratit kundërshtar. Lojtari me tiparet e Telushit, pritet të luajë roj aktiv te kuqeblutë. Lojtari ka dakortësinë me klubin verior deri në janar ndërsa më pas do mund të jetë në vartësi të zgjedhjeve të klubi shkodran.

Kukësi:

Mateus Leiria dos Santos është një futbollist i ri i Kukësit në Superiore. Mesfushori brazilian ka firmosur kontratën me klubin verilindor për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Santos 25 vjeç, ka luajtur në kampionatin grek me Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!