Musolli: Po iki, Kukësi krenari personale

Besar Musolli mbyll karrierën me Kukësin pas 8 vitëve.Ishte konfirmuar prej javësh por sot ish- numri 23 me shiritin e kapitenit te verilindorët përmes një ‘LETRE’ emocionuese, mbyll zyrtarisht dyert me Kukësin. Aty ku fitoi të gjithë trofetë në vend.

Sakaq,Musolli do të rikthehet në Kosovë ndërsa për të vijuar karrierën futbollistike ka gjetur akordin me Gjilanin e Gentian Mezanit.

Besart Musolli, letër lamtumire Kukësit:

‘Çdo fillim e ka dhe një fund dhe për mua ka ardhur momenti që rrugëtimin me Kukësin dhe Superioren ta mbyll këtu. Jam i lumtur që në 8 vite tek Kukësi kam arritur të fitoj gjithçka, të derdh lot gëzimi, të ngre trofe dhe të shkruaj historinë në Europë, e mbi të gjitha të mbaj në krah shiritin e kapitenit, i cili për mua peshon shumë.

Jam i lumtur dhe ndihem krenar që në çdo stadium ku kam shkelur kam gjetur mikpritjen e të gjithë tifozëve dhe kam pasur respektin e tyre. Nuk kam asnjë fjalë tjetër veç falënderimeve. Kur kam ardhur në verën e vitit 2012 nuk e kisha menduar se kjo fanellë do më kthehej në një lëkurë të dytë. Nëse do të përmend emra do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për t’i përmendur të gjithë e nuk dua të harroj askënd.

Një falënderim të madhe dhe mirënjohje të pafundme për çdo lojtar dhe pjesëtar stafi që kam pasur fatin e kënaqësinë të punoj, të mësoj e të gëzoj me ju. Nuk mund të mos falënderoj drejtuesit me në krye presidentin Safet Gjici. Nuk dua të zgjatem, pasi nuk është aspak e lehtë të shkruaj e të flas për një vendim që nuk ishte aspak i lehtë, por i detyruar.

Largohem nga Kukësi me respektin maksimal, duke lënë pas vetes një histori që është shkruar me germa të arta e nuk mund ta përshkruaj me fjalë gjithë emocionin që kam ndier. Largohem nga kampionati shqiptar për të qenë pranë familjes, e për t’iu dedikuar fëmijëve të mi.

Në fund, me përulësi, dua të falënderoj çdo tifoz të Kukësit, i cili për gjatë rrugëtimit tim më ka bërë të ndihem i vlerësuar në çdo minutë. Ju jeni dhe do mbeteni gjithnjë në zemrën time, jo si tifozët e mi, por si miqtë e mi dhe ata që më keni qëndruar pranë. Ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë, ama Kukësi do jetë gjithnjë pjesë e jetës time, si epoka më e artë e karrierës time. i juaji, Besar Musolli B. M 23!’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!