Osmani drejtor teknik i Tiranës

Sot Tirana mësoi shortin për në Europë, ndërsa në klub ka zhvillime.

Korçari Tefik Osmani vesh spaletat e zyrtarit të klubit bardheblu. Ish-mbrojtësi i shumë skuadrave të elitës, së fundi pati deklaruar tërheqjen ndërsa edhe pse ishte folur prej muajsh se do merrte rol drejtori te Tirana, zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot.

Prezantimin para skuadrës si drejtor teknik e bëri vetë presidenti i klubit, Refik Halili.

Tefik Osmani do të jetë përgjegjës për merkaton, menaxhimin e skuadrës si dhe mbarëvajtjen me promovimin dhe shitjen e talenteve. Halili i uroi para skuadrës dhe stafeve të klubit punë të mbarë në detyrën e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!