Martinez: Nuk do ta kemi të lehtë, Teuta mbron mirë

Granada ka nisur axhendën shqiptare dhe në vigjilje të ndeshjes me Teutën, trajneri i skuadrës që debuton absolutisht në kupat e europës, Diego Martinez, doli sot përpara mediave për t’ju përgjigjur pyetje tlë gazetarëve.

Ai pranoi se Teuta ka një skuadër të organizuar dhe të fortë në prapavijë. Ndryshe nga ‘Bookmakersat’ trajneri thotë se Granada nuk do ta ketë dhe aq të lehtë.

Shqipëria?

“Kemi vetëm pak kohë që kemi ardhur, por udhëtimi shkoi shumë mirë dhe hoteli e mikpritja kanë qenë shumë të mira. Shpresoj të na shkojë mirë edhe në ndeshjen nesër.

Teuta?

Dimë shumë pak për Teutën, por kemi mësuar që ka eliminuar një kundërshtar izraelit dhe ka fituar edhe Superkupën së fundi. Me kalimin e kohës kemi bërë një analizë shumë të imtësishme të kundërshtarit dhe kemi parë që po kalon një periudhë mjaft të mirë.

Është një ekip që ka mbrojtje shumë të mirë dhe shfrytëzon shumë mirë lojtarët, por nuk dua të them më shumë detaje. Më ka bërë përshtypje që kanë shumë rezistencë, mbrohen me forca të shumta dhe dinë të dalin shpejt në kundërsulm.

Granada?

Granada është një ekip që adaptohet shumë mirë ndaj kundërshtarit që ka përballë dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nesër. Presim të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim kualifikimin. Mentaliteti i ekipit të Granadaës është që të përballojnë sfidat të bashkuar, si një skuadër e vërtetë dhe të njëjtën frymë kam vënë re që ka edhe ekipi i Teutës, ndaj do të jetë një ndeshje interesante.

Është një moment historik dhe një privilegj për ne, duke filluar nga unë. Është si një ëndërr për ne pjesëmarrja në këtë kompeticion. Është një moment unik për Granadën dhe duam të ecim sa më shumë, ndonëse presim që kundërshtar të fortë. E kam parashikuar një ndeshje interesante”, deklaroi tekniku Martinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!