Martini: E njohim Granadën, luajmë shanset tona

Edi Martini nuk është nga ata që fshihet apo i bie ‘anash’. Në konferencën e sotme për shtyp në prag të takimit të nesërm me Granadën e La Liga-s për turin e dytë kualifikues në EL (16:00), tha se djemtë tashmë kanë hyrë në histori duke kaluar në tur.

Edhe pse Granada një ekip i nivelit të lartë, tekniku beson se ekipi do të dijë të tregojë vlerat e veta sportive në fushën e lojës. Ku e merr një kualifikim…

Kemi pasur mjaftueshëm kohë për të njohur kundërshtarët. I dimë kush janë dhe e dimë që kanë lojtarë solidë, që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Megjithatë, ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe do të përpiqemi të bëjmë maksimumin në fushën e lojës.

Todorovski nuk do të jetë pasi është dëmtuar në Superkupë. Shpresojmë që të japim më të mirën pasi edhe ne kemi shanset tona. Ndeshja është me një takim dhe është vendimtare, ndaj ne do kërkojmë të bëjmë lojën tonë.

Çunat kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të shkojë ndeshja, këta lojtarë e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Në aspektin personal normalisht që të ngroh dhe do isha i lumtur nëse nesër do arrinim një sukses të tillë, si kualifikimi”, tha Martini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!