‘Ferenc’Uzuni’, kalon Dinamon, e pret Molde

Myrto Uzuni luajti me Laçin ndaj Moldes në verën e 2018-ës, takohen sërish. Këtë radhë është ndyshe…
U luajtën sot 5 takime të tjera në Champions League duke evidentuar skuadrat që kaluan në fazën Play-off.
Por njeriu i mbrëmjes shpallet beratasi Myrto Uzuni i cili me fanellën e Ferencvarosh, shënoi një autogol dhe më pas në të dytën një supergol për skuadrën e tij Ferencvarosh. Sulmuesi realizoi golin histrorik duke i dhënë biletën e play-off-it hungarezëve që të radhës e kanë me Molden.
Një ndeshje e çmendur dhe ish- lojtrai i Lokomotiva Zagreb që eleminon po një skuadër legjendë të Zagrebit si Dinamo. Festa është marramendëse, Uzuni merr nofkën “Ferenc’Uzuni” (Nënkupto legjenden hungareze Ferenc Pushkash)
Rezultatet sot:
Ferencvarosh- Dinamo Zagreb 2-1
Omonia Nikozia- Cverna Zvezda 1-1 (4-2 pen)
Qarabak-Molde (Në Qipro) 0-0 (5-6 pen)
Makabi Tel Aviv- Dinamo Brest 1-0
Midtjyland-Jang Bojs 3-0