Gega: Njohim aftësitë tona, provojmë befasinë

“Jemi të ndërgjegjshëm për forcën dhe kualitetin e kundërshtarit. Do mundohemi të bëjmë pjesën tonë”. 

Kështu shprehet trajneri i kukësit Skënder gega teksa në konferencë për shtyp flet për takimin dhe shanset e Kukësit për të kaluar.

Unë nuk shoh avantazh para ndeshjes. Ato do të krijohen gjatë 90 minutave. Do të mundohemi të jemi solid dhe të jemi në grup. Jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë forcën e tyre. Vetëm si grup mund t’i përballojmë dhe mund të marrim më të mirë.

Qëllimi jonë është që të shfaqemi sa më mirë në fushë. Nesër presioni është shumë më i ulët se me bullgarët. Nesër duhet të kënaqim me lojën. Të tregojmë që edhe pse se kemi transfermarket siç e kanë ata, të tregojmë që edhe pse vrapojmë te liqeni, kilometrat quhen kilometra. Unë nuk dorëzohem me asnjë ekip.

Duhet të jemi realist. Nuk duhet të shpallim asnjë lloj lufte. Do i marrim të gjitha masat për të bërë maksimumin. Ekipet dhe trajnerat ndryshojnë nga njëri-tjetri. Do i shtrëngojmë dorën ekipin tjetër nëse fiton”.

Unë mendoj që i kemi mundësitë tona për të dhënë maksimumin. Fusha më duket e njëjtë gjithandej. Kemi shmangur udhëtimin, kjo është e rëndësishme. Jemi të gjithë të shëndetshëm. Presim që nesër të bëjmë më të mirën. 90 minutëshi do të tregojë disnivelet që janë në letra, transfermarket dhe histori.

Kur thuhet që është ekip i fortë, nga fillimi deri në fund ka pika të forta. Do të provojmë edhe t’i ngacmojmë. Sa në gjendje do jemi ne t’i zemë në befasi. I kemi mundësitë të bëjmë më të mirën. Më e mira do të jetë një ogur për kampionatin. Nuk e kam idenë si do të shkojë loja. Grupi ka dëshirë për të bërë një ndeshje të mirë. Ajo është e rëndësishme. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Janë 90 minuta.

Secili të bëjë kilometrat që i takon. Pres që lojtarët të japin më të mirën dhe të kem ide më të qartë për të ardhmen. Pres të japin arsenalin dhe cilësinë që kanë. Dihet që do të kemi ekip shumë të fortë përballë dhe do të jemi vigjilent gjatë gjithë kohës.” –ndër të tjera tekniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!