Cungu: Ambicjet tona dihen, duam kualifikimin

Laçi ka dhjetë ditë mes seancave përgatitore dhe grumbullit. Bardhezinjtë i kanë karikuar fort bateritë për të provuar kualifikimin për në turin tjetër. Përballë është sërish Ber Sheva e cila vjet në dy takime kaloi me shumë vështirësi kurbinasit e teknikut Sulejman Starova.

Këtë radhë do jetë ndryshe. Laçi ka në timon një teknik që ia di kleçkat europës, ndërsa dhe kontigjenti ëshë më i pjekur, por dhe kundërshtari ka patur probleme në drejtim dhe disa largime të rëndësishme.

Kësisoji në prag të ndeshjes me “Hapoel Ber Sheva”, e cila luhet nesër në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, trajneri i skuadrës së Laçit, Armando Cungu i ka rënë drejt për së drejti objektivit të skuadrës shqiptare.”Duam kualifikimin” thotë Cungu:

Rivali?

“Kundërshtari meriton shumë kujdes. Është ekip cilësor dhe shumë serioz. Por kjo nuk zbeh ambiciet tona për kalimin e turit. Jemi stërvitur mirë, djemtë janë stërvitur mirë. Besoj se i kemi idetë e qarta, për mua është e rëndësishme të kërkoj atë qe dimë të bëjmë, duke futur brenda dëshirën, egon dhe karakterin. Kulmin e kishim në ndeshjen ndaj Keshlës.

Nëse bëjmë detyrat e shtëpisë kam shumë besim te ekipi. Do ishte më mirë që ta luanim në Laç, pasi në “Elbasan Arena”, përveç ndeshjes me Kukësin nuk kemi luajutur më. Gjithsesi pak rëndësi ka, ne do të japim më të mirën”

Situata e skuarës tuaj?

“Situata është e mirë, shqetësime të vogla fizike, për sa i përket ndonjë individi të caktuar. Ka pasur ngarkesë për sa i përket ndeshjeve dhe intensitetit. E kam fjalë për lojtarët të cilët kanë marrë pjesë edhe te Shpresat. Megjithatë pjesa dërmuese është e shëndoshë për sa i përket gjendjes fizike dhe stërvitshmërisë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!