Play-Off dhe kalendare ndryshe, FIFA nis revolucionin…

FIFA dhe presidenti i saj Xhani Infantino në kërkim të skemave të reja futbollistike. Zhvillimet e fundit diktojnë që të ketë revolucion në futboll dhe kjo duket se do të nisë me kalendaret e ardhëshme të kampionatëve europiane.

Synohet që brenda vitit 2022 të përfshihet faza Play Off në shumicën e ligave europiane, për t’i bërë edhe më fitmimprurëse dhe interesante.

Infantino thotë:

Ne duam që brenda dy viteve të ardhshme, shumica e ligave europiane të përfshijnë fazën Play Off. Kështu do të ketë më pak ndeshje dhe më shumë interes.

Ideja është që kampionatet të luhen me vetëm një fazë, pa sistemin vajtje-ardhje dhe më pas të kalohet direkt te Play Off-i me eliminim direkt, pak a shumë si në Ligën e Kampionëve këtë verë. Kështu do të rritej ndjeshëm interesi i tifozëve, sponsorëve, mediave, etj., duke gjeneruar më shumë të ardhura”, deklaroi Infantino.

Por presidenti i FIFA-s kërkon revolucion edhe për kalendarin sportiv, duke e ndarë në periudha të caktuara për çdo kompeticion.

Në idenë tonë për revolucionarizimin e këtij sporti, kemi programuar edhe ndryshime rrënjësore në kalendar, për t’u dhënë hapësirë të dedikuar të gjithë aktiviteteve.

Kështu gjatë një viti do të ketë 5 muaj afat për ndeshjet e kampionatit, 1 muaj për pushimet e futbollistëve, 1 muaj e gjysmë për Play Off-in, 1 muaj e gjysmë për ligat europiane, 1 muaj e gjysmë për Europianët ose Botërorët dhe 1 muaj e gjysmë për Kombëtaret”, tha Xhani Infantino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!