Muriqi në ‘krah’ të Tares, Strakosha në krah të Ester…

Lazio bëri sot zyrtare blerjen e Vedat Muriqit disa orë më parë. Pirati vjen nga Fenerbahçe e ligës superiore turke.

Një foto e parë publike me Igli Taren dhe të tjerë personazhe që aistuan në këtë prezantim të 26 vjeçarit dardan. Te Lacio për 5 vitet e ardhëshme Muriqi do të mbajë fanellën me numër 94.

Një operacion prej 18 milion euro plus 2.5 bonuse dhe një përqindje prej 5% në rishitjen në të ardhmen, të kryer nga ndërmjetësit Valerio dhe Gabriele Giuffrida së bashku me agjentin e futbollistit Haluk Canatar. Për Muriqin, një kontratë prej 2.2 milion euro neto në sezon.

Strakosha:

Tomas Strakosha i cili përveç punës me prioritet në fushën e Formelos, po shtyn punët edhe në shtëpi me të dashuren e tij Ester. Në Instagram Ester shkruan: “Stërvitja në mëngjes përfundoi”, raporton TMW duke ju refruar postimit në Instagram.

Video, firma e Muriqit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!