Atletikë/ Valikaj rekord Ballkanik, ‘Ar’ edhe për Dautin

Presidenti Ruli dhe sekretari Dionisi, besimplotë për dy medalje të tjera Ari në kampionatin ballkanik të të rinjëve.

Atletika vijon t’i zbardhë faqen sportit shqiptar. Në ditën e parë të garave të sotme të Kampionati Ballkanik ‘Under 19’ në Stamboll, shkodrani 18 vjeçar Heldi Valikaj, shpallet kampion Ballkani në kërcim së gjati me 7.63 metra.

Medalja e dytë e Artë, dhe kampione Ballkani, i takoi Redia Dautit në 3000 metra me pengesa e cila e preu e para shiritin.

Por drejtuesit e Atletikës që dy ditë më parë, u trishtuan nga dëmtimi i pistes së re të kërcimit së gjati në Parkun e Liqenit në Tiranë, janë optimistë se nesër në garen e Trehapëshit, do jenë sërish për medalje Ari.

Kampionati është parashikuar të shtrihet në dy ditë ndërsa rivaliteti është mjaft i madh. Mjafton të përmendsh faktin që në këtë kampionat edhe pse në terma emërtohet ‘ballkanik’, marrin pjesë 21 shtete nga Ballkani e vende të tjera europiane.

Austria, Gjeorgjia, Ukraina etj, i kanë dhënë dimensione të të tjera aktivitetit. Gjithësesi, Shqipëria e Atletikes, hodhi ‘nokaut’ aktivitetin që në ditën e parë me dy medalje Ari dhe një rekord ballkanik. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!