Volfsburg në start me 500 tifozë

Volfsburg kundërshtari i Kukësit në Europë zgjat kontratën me Renato Stefen deri në 2023. Mesfushori helvet i dalë nga Bazel që nga 2018-ta iu bashkua ‘ujqërve’ gjermanë.

Ndërkaq me Bundesligën që starton edicionin e ri me 18 shtator (Bajern Mynih-Shalke 04), rivali i Kukësit e ka shtyrë takimin e parë sezonal për të dielën në 18:00 me Leverkusen.

Risia vjen me ‘Volkswagen Arena’ teksa pritet të gumëzhijë nga tifozët në duelin e me ‘Aspirinat’. Instancat përkatëse kanë lejuar 500 tifozë të cilët mund të ndjekin skuadrën e tyre.

Natyrisht përkundër protokollit të përcaktuar higjeno-sanitar dhe biletave të cilat sipas njoftimit të klubit, dalin në shtije ditën e hënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!