Dëmtohet pista e Atletikes, Ruli: Maskaradë

Alarmohet Atletika, dëmtohet pista e re e kërcimit së gjati në kryeqytet.

Presidenti Ruli: “Nuk arrij të kuptoj qëllimin, dëmi është i madh. Drejtësia të veprojë”

Atletika shqiptare edhe pse në gjirin e saj ka kampionë të përmasave europiane e botërore si Izmir Smajlaj e Luiza Gega, gjithnjë ka vuajtur terrenet sportive.

Mirpo vetë Federata me presidentin Ruli (së fundi me mandat të ri në krye të Atletikes) dhe Bashkia Tiranë, ia dolën që të ndërtonin një pistë moderne në Tiranë për kërcyesit së gjati. Përmasa olimpike me 80 metra gjatësi dhe 3.5 metra gjërësi. Me dy ‘gropa’ që presin dy atletë njëherazi. E gatshme të presë gara ndërkombëtare…

Ndërkaq, pas çertefikimit të saj nga Federata Botërore e Atletikes, Smajlaj dhe të tjerë sportistë, u përshtaten me kushtet përgatitore model. Por deri dje pasi sot pamja duket e tjetërsuar. Shkatrrimtarë kanë çarë rrethimin…

I zhgënjyer edhe Izmir Smajlaj. Sipas Smajlajit ajo është dëmtuar qëillimisht duke lënë njollë të zezë te njerzit e sportit.

Postimi i Izmir Smajlajt:

“I zhgenjyer!!!!

Te zgjohesh me kenaqesine sepse tashme Tirana ka nje piste profesionale per kercimin se gjati, e te shohesh qe eshte shkaterruar me keto mbishkrime injorantesh, eshte fatkeqesi!

Me vjen keq qe vazhdojne ende te tilla vandalizma, por ti “Bona” qendro e qete, do te gjendet fansi yt dhe do perballet ne organet kompetente, se te tilla idiotesi nuk ecin para!”– shkruan kampioni i kërcimit së gjati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!