Nuk i ngjiti Kontes, Godin sheh nga Kaljari

Diego Godin pas shkëlqimit disavjeçar te Atletiko Madrid iu bashkua Interit vitin e kaluar dhe nënshkroi deri në vitin 2022 me skuadrën e Kontes.

Por mbrojtësi uruguajan është i gatshëm të largohet menjëherë nga Intweri dhe sebepi është marëdhenja me teknikun Antonio Konte që asnjëherë nuk u ngjit në lartësi.

Kjo e ka shtyrë 34 vjeçarin të transferohet në Cagliari përgjithmonë dhe falas, duke i dhënë lamtumirë klubit zikaltër pas vetëm një sezoni.

Godin ishte pranë disa skuadrave por dhe Renës hodhi së fundi kanditaturën për ta rrëmbyer furbollistin.

Lamtumira e mbrojtësit do të lejojë Interin të kursejë dy vjet pagë me 5 milion neto. Interi ka piketuar si zëvendësues Darmian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!