Kosova shtyn startin e Ipko-s, mendjen te kualifikimi europian

KE i Federetaës së Futbollit të Kosovës merr disa vendime në mbledhjen e zhvilluar dje në Prishtinë. Prioriteti kryesor kalon te ndeshja e ‘play-off’-it për gjysmëfinalen europiane kundër Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në tetor.

Komiteti Ekzekutiv shtyu me 1 javë startin e Ipko-s dhe premtoi ndihmë klubëve pjesëmarrëse me buxhete direkte ose indiriekte.

Komunikata:

8 shtator, 2020 – KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës para fillimit të edicionit të ri të garave si dhe çështjet tjera me rëndësi. KE analizoi gjendjen aktuale që është krijuar pas pandemisë Covid-19, duke kujtuar se me pandeminë gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe kjo po reflekton edhe në fillimin e garave për edicionin e ri.

Ndonëse më herët kishim marrë vendim që garat të fillojnë më 12 shtator, por në takimin e sotëm me institucionet e vendit u vendos shtyrja e kampionatit për një javë. Kjo gjendje ka vënë në vështirësi edhe aspektin financiar të klubeve, kështu që FFK-ja do të mundohet që t’i ndihmojë klubet brenda mundësive të veta buxhetore dhe përmes donatorëve tjerë, në mënyrë që të përballohet sa më lehtë kjo situatë. KE analizoi edhe zhvillimin e dy ndeshjeve të Kombëtares A në Ligën e Kombeve dhe Kombëtares U-21 duke konstatuar shumë mungesa të mëdha në përbërje për shkak të gjendjes së pandemisë, gjë që ka reflektuar edhe në rezultatet e synuara.

Por KE konstatoi se organizimi i këtyre dy ndeshjeve ishte në nivel të lartë, por gjithsesi u ndje shumë mungesa e shikuesve. Tutje KE theksoi se tash prioritet i të gjithëve është ndeshja e ‘play-off’-it për kualifikim në Evropian kundër Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në tetor. KE shpreson që Kombëtarja do të jetë e kompletuar dhe mbase nuk do të dalin pengesa për shkak të gjendjes së Covid-19.

KE miratoi edhe Listën e vëzhguesve dhe personave tjerë zyrtarë të ndeshjeve.
KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!