Shqipëria çalon shumë…herë

Liga e Kombëve, Grupi C4: Shqipëri- Lituani 0-1 (Kazlauskas 50′)

Shqipëria dhe Edi Reja për turp. Në ndeshjen me Lituaninë, skuadra brilante e Bjellorusisë, nuk ekziston. Ndryshime pa fund, lojë apatike dhe lojtarë që enden kot në fushë.

Në të 50′-tën vjen goditja fatale. Gjasula, ndër më të dobëtit në fushë, kthen një top prapa duke dhuruar një asist për Kazlauskas i cili eviton daljen e pamenduar të Strakoshës, bën hapa dhe lëshon një top të ‘vdekur’ drejt kuadratit aty ku Hysaj, edhe pse ka 99% mundësi për ta larguar, e ndjek sferën që kalon vijën e portës.

Një Shqipëri që në fakt ka një të mirë në këtë takim pasi i dha mundësinë të bjëjë debutimin e parë me skuadrën A , Armando Brojës. Këtë radhë Edi Reja u tregua një ‘adoleshent’ 74 vjeçar. Shqipëria në ndeshjen e dytë zyrtare në ish ‘Qemal Stafa’-n, ende pa shënuar një gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!