Takahashi, japonezi firmos në Burrel

Japonezi firmos për dy vite me Burrelin.
Debutoi dje në ‘Redi Maloku’ në përballjen miqësore Kastrioti- Burreli 1-2. Juta Takahashi pasi u provua dje nga drejtuesit matjanë, sot i kanë vënë në tavolinë kontratën për ta firmosur.
Ishte Anxhelo Suta, trajneri i Luzit 2008, ai që po kryen edhe rolin e skautit te Burreli. Ish-mbrojtësi, shok skuadre te Bilisht Sport në të shkuarën me trajnerin aktual të portierëve të Burrelit, Kastiot Rama, ka ofruar japonezin 22 vjeçar te skuadra e teknikut Samuel Nikaj.
‘Një fanatazist i shpejtë dhe i zgjuar. Firmosi me skuadrën tonë për dy vite’– tha njëri nga drejtusit teknikë të matjanëve.
Takahashi i ardhur nga ‘Kamakura International FC’, pritet të luajë rol determinant në radhët e Burrelit i cili me heret ka afruar shumë futbollistë cilësorë.
