E rrallë/ Reali, asnjë blerje këtë merkato vere

Nuk kishte ndodhur kurrë që presidenti Florentino Perez, me 20 vite te ‘galaktikët’ të mos afronte asnjë futbollit të ri në skuadër.

Në LaLiga por jo vetëm, e gjithë vemendja e javëve të fundit, ishte e përqëndruar te çështja Mesi. Por skuadra tjetër gjigande e Spanjës, Real Madrid, duket se do të thyejë një tjetër rekord. Së paku për dy dekada të fundit.

Për herë të parë në 20 vjet, Florentino Perez, presidenti i kampionëve të Spanjës, nuk do të nënshkruajë një lojtar në afatin kalimtar të verës.

Klubi mbretëror i Real Madrid, ka deklaruar se është i lumtur për të rikthyer nga huazimet Odegaard, Lunin dhe Odriozola.

Zinedin Zidan, trajneri i ‘Los Blancos’, ka nuk ka në plane disa futbollistë aktualë të grupit. Për të mos shtuar faktin se lojtarë të huazuar si Dani Sebajos, u lanë sërish në huazim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!